Roza Lati ka bërë një rrëfim mjaft prekës dhe personal.
Ajo mes lotëve ka rrëfyer se ka abortuar një fëmijë që ka pasur me ish-partnerin e saj që jetonin larg. Ajo shprehet se duke i bërë një analizë jetës së saj, e kuptoi se nuk ishte gati, kështu vendosi që të abortonte.
Ky vendim ishte tepër i vështirë për të dhe tregon se e ka përjetuar mjaft keq, madje nga mërzia ka lënduar veten duke i gjuajtur kokës me grushte.
Erjola: A e di Rita?
Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës. Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar.
Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po ecja në ajër, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare.
Mora të gjitha llojet e testeve dhe i provova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj.
Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty qarë dhe kam rrahur veten, e kam dënuar Rozën, i kam gjuajtur kokës me grushte. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu.
Erjola: Po ai a e dinte?
Roza: Po
Erjola: Ishe me të kur e more vesh?
Roza: Jo nuk ishte në Shqipëri
Erjola: Çfarë të tha?
Roza: Çfarë karroce do të marrim?
Erjola: Ai ishte dakord?
Roza: Po as se pyeta fare
Erjola: Uaa!
Roza: Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim.