Tragjedia në Këlcyrë/ Identifikohet shoferi, klandestinët ‘paguan 300 euro për vdekjen’

Është identifikuar drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksidentin tragjik këtë mëngjes në Këlcyrë, ku 8 persona humbën jetën.

24-vjeçari Edison Begaj, po transportonte në makinën e marrë me qira tip ‘Benz’, 7 klandestinë.

I vënë re nga policia i riu ka tentuar të largohet dhe në një shpejtësi marramendëse prej 180 km/h, ai ka përfunduar anës lumit Vjosë.

Një përplasje brutale e cila ka shkatërruar makinën dhe si pasojë ka sjellë vdekjen e 8 personave që ndodheshin brenda saj.

Nga policia mësohet se secili preh emigrantëve që ende janë të paidentifikuar, kanë paguar nga 300 euro tek i riu.

‘Në vijim të informacionit paraparak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), ju informojmë se nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes’ njofton policia.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com