Besim Hasani, avokati i 24-vjeçarit të akuzuar për tentativë për përdhunim ndaj motrës së tij, ka rrëfyer për gazetaren Lusi Përgjegji, se i riu pretendon se nuk ndodhej në Shkodër në momentin që është ngritur akuza ndaj tij. Ai e ka konsideruar akuzën si tepër të rëndë.
“Jemi alert ndaj një situate, akuze të tillë.
Sepse dhe ne jemi vendos në një pozitë shumë të madhe, shumë e ndjeshme si situatë. Akuzë shumë e rëndë.
Me sa kam informacion, nga emrat, nga i vëllai, ai pretendon se nuk ka qenë fare në Shkodër në momentin që është bërë akuza kundër tij”, tha avokati i 24-vjeçarit.
24-vjeçari u arrestua dy ditë më pas pas denoncimit nga e motra e tij 32-vjeçare se kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të.
acdailynews