Një 51-vjeçar tentoi të vidhte një grua mëngjesin e se enjtes në një urban në kryeqytet.
Por kur tentativa e tij për vjedhur çantën e pasagjeres, i dështoi, ai u arratis nga dritarja e urbanit. Ngjarja u filmua nga pasagjerët e tjerë, të cilët publikuan videon në rrjetet sociale.
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tregoi në emisionin GoodMorning Albania se xhepistët nëpër urbane zakonisht kamuflohen duke u veshur me kostum e kollare, ose si turistë duke mbajtur me vete revista e çanta.
“Kur jemi në transportin publik, ata nuk janë të dallueshëm nga pamja, janë si ne; të veshur, të krehur dhe me kollare dhe kostum, vishen si turistë, kështu që nga veshja janë të padallueshëm.
Ata dallohen se kur në një stacion autobusi dikush hipën dhe zbret pa motiv dyshohet se mund të jetë një i tillë, se ka parë situatën që nuk ka qenë e përshtatshme dhe është tërhequr.
E dyta, qëndrojnë gjithmonë pas njerëzve, mbajnë gazeta në duar, revista, çanta të mëdha që u shërbejnë për të kamufluar sendet që vjedhin”, tha ai.