Dosja ‘5D’/ Avokati Hoxha: Veprime të trasha, nuk kanë ditur as si të vjedhin

I ftuar në studion e ‘acdailynews’ nga Ilir Babaramo, avokati Arbër Goxha komentoi dhe arrestimet e ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë.

fustane me qera

Hoxha u shpreh se sipas tij veprimet e tyre kanë qenë shumë të trasha duke lehtësuar punën e SPAK dhe BKH-së në hetime.

‘Veprimet janë bërë shumë të trasha nga administratorët dhe janë njerëz që nuk kanë lidhje fare me atë pjesë.

Nuk kanë ditur as si të vjedhin edhe drejtori i ARRSH-së janë bërë veprime aq të trasha. Dhe veprime që studentët e fakultetit të drejtësisë i studiojnë në vitin e tretë.

Dhe SPAK dhe BKH e kanë patur të lehtë të studiojnë këto çështje. Në Shqipëri është shpikur një koncept, pronari ligjor dhe pronari faktik. ‘Pronari faktik’ është shpikur nga Gjykata e Posaçme pas inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.

Edhe në Itali nuk ekziston koncepti i pronarit faktik. GJKKO ka dënuar ish-ministra dhe ish-zëvëndëskryeministri është në akuzë. Duhet kohë për të gjetur ku kanë shkuar paratë’ u shpreh avokati Arbër Hoxha.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com