Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik pasi djali i tij 15-vjeçar e ka denoncuar për dhunë sistematike në familje.
I mituri duke mos duruar dhunën e babait ndaj nënës së tij ka vendosur ta denoncojë sërish, ashtu siç kishte bërë në 2018, kur ishte vetëm 9-vjeç.
Por nga viti 2021, ai ushtronte dhunë ndaj gruas dhe fëmijës së tyre të mitur, duke i rrahur me pranga dhe duke i shkelmuar.
“Kjo ndodh një herë në muaj apo më shumë. Për shembull, kur fëmija vjen natën në shtëpi dhe partneri im është i dehur, e godet.”
Edhe pse partneri i saj u arrestua dhe të premten pritet të dalë në gjyq për akuza të rënda për dhunë në familje ndaj saj dhe fëmijës së tyre, 44-vjeçarja nuk dëshiron që bashkëshorti të përfundojë në burg pasi thotë se “është turp”, duke ia atribuar dhunën alkoolit.
“Burri nuk më godet çdo ditë, por një ose dy herë në muaj, kur pi dhe nuk e kupton se çfarë bën. Ne zihemi dhe të nesërmen më thotë ‘Më fal, të dua’. Unë gjithashtu e dua atë.
Unë nuk dua që ai të shkojë në burg, është turp. Më vjen keq për të, ai ka problem me alkoolin dhe kur nuk pi është njeri i mirë”.
Duke folur për djalin e saj që telefonoi policinë kur kishte frikë për jetën e saj, 44-vjeçarja thotë se e bëri këtë sepse e do.
“Ai thirri policinë sepse e kuptoi se po më godiste sepse më pa të mërzitur”.