Kundërshtoi uniformat e policisë gjatë një kontrolli, i riu qëllohet me mbi 100 plumba (Video)

Bota 175 Views Add a Comment

Gjatë një kontrolli policor në Çikago të SHBA-ve, punonjësit e policisë qëlluan gati 100 herë në 41 sekonda pasi ndaluan mjetin e një të riu.

Kanë qenë kamera e një prej policëve që ka filmuar gjithçka, ndërkohë që i riu ka ndërruar jetë.

Video është regjistruar më 21 mars, ndërsa 26-vjeçari Dexter Reed, refuzoi të dilte nga mjeti pasi u konstatua se nuk kishte vënë rripin e sigurimit.

Sipas hetimeve që pasuan, policia ka qëlluar gjithsej 96 herë në 41 sekonda. Ndërsa sipas një deklarate nga Zyra Civile e Përgjegjësisë së Policisë, provat fillestare tregojnë se Reed hapi zjarr i pari dhe katër oficerë iu përgjigjën sulmit “edhe pasi Reed kishte dalë nga automjeti dhe ishte në tokë”.

Megjithatë, në videot e publikuara nuk ka asnjë imazh të qartë të 26-vjeçarit që ka qëlluar ndaj policisë. Por, thuhet se në makinën e tij është gjetur një armë.

Familja e 26-vjeçarit po bën thirrje për një hetim të mëtejshëm për atë që ndodhi dhe çoi në vdekjen e tij, duke argumentuar se të shtënat ishin të paligjshme duke qenë se oficerët nuk kishin veshur uniforma dhe nuk u identifikuan.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com