Një 40-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në një fabrikë në tullash në Durrës.
“Specialistë për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 59 vjeç, banues në Vorë, me detyrë përgjegjës turni në një fabrikë tullash,
në Maminas, pasi më datë 11.04.2024, rreth orës 23:40, gjatë punës në këtë fabrikë është dëmtuar shtetasi S. B., 40 vjeç, banues në Vorë, i cili për pasojë ka humbur jetën. Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.- njofton policia.
Lexo edhe...
Rey