Spartak Ngjela: Rama nuk bie nga pushteti, shkak është Sali Berisha

Politik 142 Views Add a Comment

Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur me kërkesën e Gazment Bardhit për të rikthyer ish-kryeministrin Berisha në grupin parlamentar të PD-së.

Ai e ka konsideruar si një lëvizje në favor të Edi Ramës pasi duan ta kenë mirë me ish-kryeministrin.

Ngjela tha se Basha e përjashtoi Berishën pasi u shpall non grata dhe lëvizja e mbështet, ku e cilësoi si antiamerikane. Ngjela shton se nuk mund të fitojë zgjedhjet me antiamerikanizëm. Avokati thekson se pa Berishën, Rama rrëzohet shumë shpejt.

“Është në favor të PS-së. Socialistë do të kenë më mirë Berishën. Status në favor të PS-së, Berisha nuk ka vota. Po mos të jetë Saliu, Rama rrëzohet. Nuk e shikon se çfarë po bëjnë, i dogji Basha që e përjashtoi nga grupi por ai ishte non grata.

Çfarë ndodhi… bëri atë lëvizje, ka marrë ata injorantë antiamerikanë. Do të fitojnë zgjedhje me antiamerikanizëm. Këta me kë janë. Rama është me Saliun. Nuk ka vota.

Pse Saliu peshk i vogël është? Janë tre ministra në burg, si nuk paska punuar SPAK. Pyetja do të ishte kështu a do të vazhdosh kështu. Ka prova ka dosje dhe kijeni parasysh.

3 mld prona ka. Sa sekuestro i kanë vënë Metës. I kanë vënë sekuestro pronave të Metës disa ish-ministrave. Familjes së Salit janë sekuestro që ka proces penal”, tha Ngjela

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com