Temperatura të larta dhe vranësira mesatare kalimtare, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Kjo falë ndikimit të masave ajrore të ngrohta e të thata si dhe ndikimi prej disa ditësh i Anticiklonit të Azoreve.

Moti pritet të jetë i kthjellët me kohëzgjatje me diell si dhe nuk do të mungojnë vranësirat mesatare kalimtare transparente kryesisht nga orët e mesditës.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje me shpejtësi 1-6m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë I forcës 1-2ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 26 °C,

në vendet e ulëta: 12 / 27 °C,

në vendet malore: 9 / 21 °C.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com