Gazetari nga Izraeli, Lerry Luxner, është shprehur se Izraeli mund të mos i përgjigjet sulmit të sotëm të Iranit.
Komentet Luxner i bëri në një emision televiziv, ku tha se duke mos iu përgjigjur sulmit iranian, Izraeli do të fitonte pikë në sytë e ndërkombëtarëve, pikë që i humbi me sulmin në Gaza.
Ai tha gjithashtu se edhe nëse Izraeli bën diçka, do të jetë diçka tepër e kufizuar, pasi sipas tij, askush nuk do përshkallëzim të situatës në rajon.
“Dita e sotme është një ditë normale pune dhe ne ndihemi të ç’liruar sepse Izraeli ishte në gjendje të interceptonte edhe me ndihmën e partnerëve 99 % të sulmeve.
Kjo ishte diçka e paprecedentë, pasi Irani sulmoi për herë të parë drejtpërdrejtë Izraelin, pra jo përmes palëve të tjera. Ka pasur vetëm një vajzë 7 vjeçare arabe që u lëndua. Kjo tregon sesa e fortë është forca mbrojtëse e Izraelit.
Kjo tregon edhe bashkëpunimin me SHBA, MB, Jordaninë, etj. Kjo na jep një mundësi për të ndryshuar trajektoren e kësaj lufte tragjike. Është e mundur që Izraeli të mos bëjë asgjë.
Duke mos u përgjigjur, Izraeli mund të qëndrojë në një nivel më të lartë moral, atë që humbi në fillimet e luftës në tetor, kur grupi i Hamasit vrau dhe rrëmbeu qindra persona. Atëherë shumë dolën kundër nesh dhe nisën të numëroheshin viktimat palestineze.
Ky është çasti i parë që njerëzit në vende të ndryshme të botës fillojnë të jenë me ne, sepse ne u sulmuam. Ky ishte një sulm i targetuar.
Pra ekziston një lloj mundësie që Izraeli të mos bëjë asgjë dhe nëse bën diçka, do të jetë diçka shumë e kufizuar, sepse askush nuk do përshkallëzim të mëtejshëm në rajon”, tha Luxner.