Një 33-vjeçari shqiptar i është bërë atentat mbrëmjen e djeshme në Marbella të Spanjës. Shqiptari, i plagosur rëndë ka marrë të paktën katër ose pesë plagë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare Guadalmina, në Marbella (Málaga), pranë A-7, pranë qytetit kufitar të Estepona, sipas burimeve të hetimit, shkruajnë mediat spanjolle.
I plagosur është dërguar në spital menjëherë pasi shërbimet shëndetësore kanë shkuar në zonën e të shtënave, ndërkohë që policia ka nisur hetimet e ngjarjes.
Qendra tregtare e lartpërmendur në Marbella është kthyer në një pikë të nxehtë në pastrimin e hesapeve mes bandave në Costa del Sol.
Më 28 tetor, tre persona të armatosur me kapuç hapën zjarr ndaj dy personave, të cilët u plagosën. Pasi kanë qëlluar, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë.