Ngjarje horror/ 33-vjeçari vret dhe co’pëton me sharrë elektrike të dashurën…

247 Views

33-vjeçari Maxwell Anderson po përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së parë pasi mori 19-vjeçaren Saint Carlina Robinson për darkë në Milwaukee , më pas e vrau dhe copëtoi trupin e saj të pajetë me një sharrë elektrike me zinxhir.

Pas krimit 33-vjeçari ka shpërndarë copat e trupit të 19-vjeçares në pjesë të ndryshme të Milwaukee.

Takimi fatal ka ndodhur më 1 prill, ku ajo sipas miqve të saj ka qenë e emocionuar për daljen me 33-vjeçarin, duke mos ditur që ky burrë do të bëhej vrasësi i saj .

“Mendoj se do të më nxjerrë për ushqim deti”, ka shkruar 19-vjeçarja në një mesazh që i ka dërguar koleges së saj. Alarmi për fatin e Robinsonit u ngrit kur të nesërmen, pas takimit ajo nuk u paraqit në picerinë ku punonte.

Më 3 prill, 19-vjeçares iu gjet e djegur makina, si dhe pjesë të rrobave që kishte veshur në takimin me 33-vjeçarin.

Më vonë atë ditë u gjet një këmbë e prerë në parkun e Liqenit të Miçiganit, ku testi i ADN-së tregoi se ishte gjymtyra e vajzës së re.

Në ditët në vijim janë gjetur pjesët e saj të trupit në vende të ndryshme, ku policia ka arrestuar 33-vjeçarin më 4 prill. Hetimi i mëvonshëm zbuloi se 19-vjeçarja kishte shkuar në shtëpinë e 33-vjeçares në orën 21:00 të datës 1 prill.

Celulari i saj lëshonte sinjale nga pjesë të ndryshme të Milëaukee pas mesnate para se të zbulohej në orën 16:30 të ditës së nesërme në parkun ku u gjet dhe këmba e prerë e saj.

Kamerat e sigurisë kapën një makinë që përputhej me atë të 19-vjeçares dhe një person që hynte dhe dilte nga ajo në park.

Anderson u kap nga kamerat duke hipur në një autobus në të njëjtën zonë dhe duke u kthyer në shtëpi disa orë pas krimit brutal.

Sipas New York Post, 33-vjeçari kishte tre dënime të mëparshme për incidente të dhunshme.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com