Një 3-vjeçar në Durrës rezulton i humbur prej 4 ditësh.
Mamaja e tij thotë se pas vdekjes së bashkëshortit në një aksident rrugor, djali ka jetuar me të në shtëpinë e prindërve të saj në Kënetë, Durrës.
Por pavarësisht kësaj, ajo nuk i ka ndaluar gjyshërit e djalit që ta vizitojnë nipin e tyre dhe ta marrin në shtëpi gjatë fundjavave.
Por vizita e fundit te gjyshërit nuk ka shkuar ashtu siç duhet, pasi djali nuk është kthyer më te mamaja në orarin e caktuar dhe kjo e fundit ka bërë denoncim në polici.
Pas denoncimit, policia ka ndaluar gjyshin 58-vjeçar i cili ka heshtur para hetuesve dhe nuk ka treguar ku ndodhet i mituri.
Rexhep Gjuni, në fillim ka deklaruar se djali ndodhet në Kukës, por policia nuk e ka gjetur në vendndodhjen e dhënë prej tij.
Ka dyshime se nipi mund të jetë me gjyshen, pasi ajo nuk po gjendet dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Nëna e fëmijës thotë se është e shqetësuar për të voglin e saj.
“Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mire. Kërkoj nga policia të bëjë të mundur gjetjen e tij. Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurrë fëmijën të shkonte te gjyshërit e tij”.
Dua çunin tim, policia e shteti të ma sjellin. Ka 4 ditë që se kam parë, a është gjallë, a e kanë marrë jashtë shtetit. Dua fëmijën tim, të gjendet sa më shpejt! (Qan)