Tre stinë në 1 javë/ Diell, reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i moti gjatë javës

fustane me qera

Tre stinë në dy javë. Kështu e përshkruajnë meteorologët motin që përfshiu vendin javën e shkuar dhe atë që pritet këtë javë.

Nga temperatura deri në 33 gradë që përjetuam të dielën e kaluar, fundjavën e ardhshme në verilindje të vendit parashikohet të kthehen reshjet e borës.

E marta do jetë rreth vlerës 25- 26 gradë të mërkurën sërish rënie dhe do ndjehet shumë në mëngjes. Pas të mërkurës do të kalojmë në vlera negative në zona malore. Pra Bajram Curri, Kukës nga 8- 9 zbresin në 0, -1, rikthehet bora në verilindje të vendit.

Nga e marta, në një pjesë të vendit dielli parashikohet t’ia lërë vendin vranësirave dhe reshjeve të shiut. Në mesjavë sipas Lajda Porja nga shërbimi “Meteoalb” ato pritet të shoqërohen nga shtrëngata dhe stuhi ere.

Nisin në veri dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin, parashikohet të bëhen më të dendura mbrëmjen e të martës, e mërkura do sjellë rrebeshe, shira në formë shtrëngatash stuhi të forta ere.

Megjithëkëtë sipas parashikimeve viti 2024 pritet te jetë ndër më të nxehtët në histori. Në gjysmën e parë të prillit termometri sipas shërbimit “Meteoalb” ne vendin tone shënoi vlera deri 14 gradë me te larta se normalja e muajit.

Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë tipare të pranverës, do të kemi vranësira rrebeshe shiu, rënie të temperaturave deri në 25 ose 26 gradë Celsius.

Do të kemi një ndryshim total të motit, ku dita e enjte dhe e premte do të ketë tipare dimri. Rikthen reshjet e dëborës në zonat malore, kryesisht në verilindje.

Ulen ndejshëm temperaturat me 4-5 gradë Celsius, duke bërë që temperatura minimale të shkojë në -1 gradë Celsius në zonat malore, ndërkohë temperaturat maksimale nuk do të shkojnë më shumë se 21 gradë Celsius. Pra kjo javë do i ketë të gjitha stinët bashkë, pranverë, dimër dhe verë”, tha Porja.

Kushte të ngjashme atmosferike pritn te jëne edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Po ashtu problem do të jenë parametrat e erës, ku në Kosovë pritet që era të shkojë në 55 kilometra në orë.

“Për sa i përket Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të jenë në ndikimin e alternimeve, kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë reshje shiu, ndërsa dita e enjte dhe e premte do të sjellë reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës dhe në zonat e izoluara të Maqedonisë së Veriut.

Temperaturat e larta do jenë prezente vetëm ditën e sotme. Nga dita e martë e deri në të premte, do të ketë ulje të temperaturave, duke bërë gjë që temperatura maksimale pritet të shkojë në 18 gradë Celsius.

Për sa i përket parametrave të erës, në Shqipëri pritet të arrihet në 70 km/h, ndërsa në Kosovë 55 km/h, por edhe në Maqedoninë e Veriut pritet që të ketë erë relativisht të fortë.”, përfundoi Porja.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com