Duke u ndalur specifikisht tek vrasja e Liridona Ademajt e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, ekzekutim që dyshohet se u planifikua nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, avokati tha se prokuroria po heton pistën që ky i fundit të ketë qenë nën presion për të kryer krimin e rëndë.
“Duke e ditur jetën që ka pasur, janë duke u hetuar edhe persona të tjerë. Indicet mund të jenë, mos ndoshta ky person mund të ketë qenë nën presion.
Këto janë pista të hetimit që ka prokuroria. I vetmi organ që e bën hulumtimin, është prokuroria e shtetit”– tha avokati.
Lidhur me propozimet në Kosovë për ashpërsimin e Kodit Penal për krimet e vrasjes së bashkëshorteve në vend, Gashi u shpreh se e vetmja mënyrë për të parandaluar vrasje të tilla do të ishte vendosja e dënimit me vdekje.
“Shifra që është thënë është tepër shqetësuese sepse ka marrë vetëm rastet e bashkëshorteve nga burrat e tyre, gjë që është trishtuese, pavarësisht se po flasim për një periudhë kohore prej 25 vitesh.
Besoj se është mentaliteti i tyre por besoj se njëra prej mënyrave për të parandaluar çdo vrasje, jo vetëm atë të bashkëshorteve, është ajo e shikimit të dënimit me vdekje”- shtoi Gashi.