Arrestohen në Zvicër Soni Malaj, dhe 2 këngëtarët e tjerë, ja arsyeja

Ditëve të fundit nëpër media ka nisur të qarkullojnë lajme se reperi i njohur, Don Phenom është arrestuar të premten e kaluar në Zvicër.

Por gjithashtu janë arrestuar edhe Soni Malaj dhe Sinan Vlasalliu.

Sipas raportimeve të mediave, artistët do të performonin në një “BajramParty” që ishte planifikuar të mbahej me 13 prill në Zvicër.

Eventi dështoi, pasi policia zvicerane ka hyrë në kontroll duke arrestuar këngëtarët e njohur të skenës muzikore, të cilët janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.

Këngëtari Labinot Rexha, i cili parashikohej të këndonte, ka treguar se kishte nënshtetësi zvicerane prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem, duke e lënë të lirë.

Ai shpjegoi se kjo gjë ndodhi për shkak se nuk duhen përdorur vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com