Gazetarja Klodiana Lala e ftuar këtë mbrëmje në një emision televiziv ka zbuluar detaje lidhur me hetimin që SPAK po kryen për çiftin Meta-Kryemadhi.
Ajo tha se hetimet janë drejt përfundimit, pasi janë marrë në pyetje të gjithë personat në listë që kanë dijeni dhe informacione që i vlejnë hetimit.
Lala tha se hetimi pasuror është pika që më së shumti duke se shqetëson çiftin në fjalë, teksa tha se vjehrrës së Ilir Metës i është sekuestruar edhe një telefon, në t cilin ka biseda që prej vitit 2011.
“Janë disa dosje për ish-presidentin dhe bashkëshorten e tij. Janë dërguar disa letër porosi jashtë vendit për shpenzimet gjatë fushatave zgjedhore.
Një është dërguar në Çeki për të parë udhëtimet që Meta ka bërë dhe nëse ka qëndruar në të njëjtat vende që ka qëndruar Kastriot Ismaili. Bëhet fjalë në kohën që është lidhur marrëveshje me CEZ. Dyshim që mbetet për t’u parë sa do të vërtetohet.
Edhe në SHBA është dërguar letërporosi, dhe pjesa tjetër që duket se e shqetëson çiftin se ka të bëjë me pasurinë. Hetimi pasuror. Nëna e Kryemadhit tha detaje interesante, ‘prokurorët më pyetën për çështjen e pasurisë dhe më nxorën sikur nuk kam punuar asnjë ditë.
Ne kemi punuar dhe kemi ndërtuar një pallat. Këtë pasuri e kam ndarë dhe me fëmijët’, tha ajo. Është drejt fundit hetimi sepse është ezauruar e gjithë lista e persona që do merreshin në pyetje.
Është sekuestruar dhe një celular në shtëpinë e Fatime Kryemadhit që dyshohet se ka biseda që në 2011”, tha Lala.