Disa ditë më parë nëna denoncoi zhdukjen e djalit të saj 3 vjeçar dhe për këtë bëri përgjegjës dy prindërit e bashkëshortit i cili i kishte ndërruar jetë.
Ajo u shpreh se djalin ja kanë marrë ata dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Xhaxhai i të miturit ka thënë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, tha se gjyshja e ka marrë nipin e saj sepse e do shumë dhe jo për qëllime të tjera.
“Bahrien për herë të fundit e kam takuar ka një muaj e pak kohë. Lajmin e kemi dëgjuar nga mediat. Nuk është lajm i mirë aspak. Nuk kam koment.
Mërzia e humbjes së djalit normalisht ndihet tek çdo prind. Ngaqë humbi djalin, nipi e zëvendëson atë, por nuk ka shanse që të ketë rrezikshmëri.
Kjo nuk është rruga e duhur, por ajo e ka marrë sepse e do shumë dhe jo për qëllime të tjera.”, ka thënë xhaxhai.