Horoskopi i Paolo Fox, e shtunë 20 Prill 2024

fustane me qera

Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox, këtë të shtunë 20 do të filloni të perceptoni një zgjim të pazakontë emocional i cili do të ndikojë pozitivisht edhe për javët e ardhshme. Për më tepër, duke filluar nga qershori mund të prisni disa përfitime të tjera. Marrëveshjet dhe konfirmimet që keni pritur, vijnë së shpejti. Ndërkohë, përpiquni të menaxhoni më mirë nervozizmin tuaj.

Demi: Një javë që nuk ishte tamam e paharrueshme për ju është gati të marrë fund. Ndjenja e pakëndshme ju ka kapluar dhe po ju rëndon akoma: keni krijuar bindjen që rreth jush vërtiten njerëz të rremë dhe jo besnikë. Me shumë mundësi do t’ju duhet të bëni zgjedhje të guximshme më shpejt se sa e imagjinoni. Gjithsesi, shmangni zemërimin dhe debatet e panevojshme.

Binjakët: Këtë të shtunë 20 do të nisë një fundjavë që mund të sjellë disa shqetësime të vogla, pak stres shtesë. Është normale, nga ana tjetër po kaloni ditë shumë intensive dhe të lodhshme. Megjithatë, mos harroni se keni Venusin! Nuk duhet të lini pas dore aspektin sentimental, por t’i kushtoni vëmendje marrëdhënieve, sidomos me Shigjetarin dhe Virgjëreshën.

Gaforrja: Fundjava që nis do mund të kalojë me qetësi. Sigurisht, ndonjëherë mund të kesh ende disa ulje-ngritje, të ndihesh pak i lodhur, të kesh ndjenjën se fati është akoma i zemëruar me ty. Nga ana tjetër, fillimi i prillit ju vuri në provë, por që këtu e tutje do të mund të riktheheni on the top.

Luani: Ajo që ka rëndësi tani është se duhet t’i keni idetë më të qarta. Ditët e ardhshme do të jenë të trazuara pasi mund të hasni dikë, të përballeni me dikë, që dëshiron t’ju mërzisë, t’ju pengojë. Më të stresuarit mund të vendosin ta trajtojnë veten me disa ditë relaksi: ata do të ndiejnë nevojën për të bërë një pauzë për reflektim.

Virgjëresha: Siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, këtë ditë të parë të fundjavës do të mirëprisni Hënën në shenjën tuaj. Pak nga pak do të mund të çliroheni nga të gjitha ato shqetësime që keni përjetuar ditët e fundit. Sigurisht, do të dëshironit dhe e keni mundësinë që të largoni edhe njerëzit ziliqarë, njerëzit që flasin pas shpine ose kanë kundërshtime. Mundohuni të çlironi veten nga çdo presion i tepërt emocional.

Peshorja: Kjo e shtunë duket të jetë si ditë rikuperimi të ngadalshëm që do të çojë në një të diel shumë premtuese. Shumë situata intriguese mund të zhvillohen në javët në vijim. Fatkeqësisht, në dashuri rrezikoni të nervozoheni më shpesh, për shkak të Venusit ende në opozitë. Do të duhet të duroni: nga qershori e tutje gjërat do të ndryshojnë!

Akrepi: këto ditë dikush do të duhet të mbrohet nga një akuzë. Do të shihni, megjithatë, se me kalimin e ditëve, do të jeni në gjendje të lehtësoni shpirtin, do të mësoni t’i lini gjërat të rrëshqasin nga supet tuaja. Nuk duhet të dëgjoni shumë kritikat e njerëzve të tjerë. Ju mund të shihni me sy të rinj një person që dikur dukej shumë i dobishëm dhe i rëndësishëm.

Shigjetari: Këtë të shtunë, Hëna do të jetë në disonancë: kujdes nga lodhja ose situatat e mundshme të zemërimit që do të duhet të luftoni t’i kontrolloni. Marsi në shesh do të vazhdojë t’ju shkaktojë disa shqetësime të brendshme. Në dashuri, nuk duhet të qëndroni me një marrëdhënie që nuk po ecën më, nuk po shtyhet. Shumë më mirë është të shikoni përpara.

Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox-it, këtë të shtunë yjet do t’ju inkurajojnë të flisni qartë, si në dashuri ashtu edhe në punë, gjë që ju pëlqen dhe ju vjen natyrshëm të bëni. Tani e tutje do të keni mundësi të rikuperoheni nga ana emocionale. Shtëpia do të jetë një pikë e rëndësishme referimi për shumë Bricjapë të lindur.

Ujori: Është gati të nisë një periudhë që do të jetë e mbushur me stimuj dhe gjëra për të bërë, aq sa nëse nuk tregoheni të kujdesshëm rrezikoni të vini veten nën presion. Jupiteri në aspektin e kundërt po ju shkakton tension dhe vështirësi me të afërmit apo dhe në punë. Kini kujdes nëse keni njerëz që nuk janë në anën tuaj.

Peshqit: Këtë të shtunë 20 do të keni ende në shenjën tuaj energjinë dashamirëse të Marsit të kuq që është aty për t’ju mbrojtur. Forca nuk do ju mungojë dhe deri në fund të majit mund të arrini një marrëveshje interesante. Shqetësimi i vetëm mbetet dashuria për dikë ose frika për të mos përballuar një përgjegjësi të madhe për dikë tjetër. Kujdes në marrëdhëniet me Binjakët dhe Virgjëreshën

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com