Mbajti peng nipin për rreth një javë, bie në pranga gjyshja, zbardhet dëshmia e plotë në polici: Nuk kam bërë krim!

Aktualitet 102 Views Add a Comment

Pas dorëzimit të 3-vjeçarit në policinë e Durrësit, policia ka arrestuar edhe gjyshen e fëmijës.

Zbardhet dëshmia e plotë e të moshuarës e cila ka theksuar në polici se donte që fëmijën ta rrisnin ata edhe jo e ëma, e cila pas vdekjes së bashkëshortit ishte larguar nga shtëpia. “E dua se e kam femijën e djalit. Nuk i bej keq!

Është fëmija i djalit. E donim ta rrisnim ne jo familja e nënës. Nuk na e linin ta rrisnim ne ndaj e morëm. E duam shumë nipin. Nuk kam bërë krim. Dua nipin ta rrisim ne se na vdiq djali në aksident, mësohet të ketë thënë ajo.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Durrës ka vijuar punën kërkimore dhe hetimore, për gjetjen e 3-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën deri tani janë arrestuar shtetasit R. Gj. (gjyshi) dhe A. S. (vëllai i gjyshes), të dyshuar si bashkëpuntorë për rrëmbimin e 3-vjeçarit.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.

Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com