“Kërcet” arma në një festë, raportohet për 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

Aktualitet 167 Views Add a Comment

paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur në një incident sot me të shtëna në një festë në një lagje të Memphis, në SHBA.

Ngjarja ndodhi teksa në një rrugë në qytet, po zhvillohej një festë, për të cilën nuk ishte marrë leje te autoritetet përkatëse.

Policia deklaroi se në këtë festë ishin mbledhur 200-300 persona, teksa po kërkon të paktën dy të dyshuar.

“Ne besojmë se janë të paktën dy persona që kanë qëlluar me armë zjarri gjatë incidentit”, tha shefi i përkohshëm i policisë së Memphisit, Sherelyn Davis.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com