Aksident në Fier/ Shoferi tap në timon zhytet në kanalin me ujë

Aktualitet 124 Views Add a Comment

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, në vendin e quajtur ‘Ura e Baltëzës’.

Një shofer së bashku me automjetin e tij ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, i cili është i mbushur me ujë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” ka përfunduar në kanal dhe në përpjekje për të dalë nga mjeti ishte zhytur në ujërat e tij në gjendje të dehur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu, dhe shërbimi zjarrfikës, por drejtuesi i mjetit ishte nxjerrë nga banorët e zonës dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e automjetit nga kanali dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com