Aksident tragjik! 71-vjeçari brenda në makinë, përplaset për vdekje nga kamioni

Aktualitet 116 Views Add a Comment

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të hënën në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan, Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci. Ai bëri të ditur se viktima është i moshës 71-vjeçare.

Sipas tij, kamioni ka përplasur veturën në të cilën ndodhej shoferi që ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.

Nga informatat e para është bërë e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë një person, mashkull, 71-vjeç, ka humbur jetën”, tha Borovci.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com