Mediat italiane kanë publikuar emrin dhe foton e shqiptarit 25-vjeçar që ndërroi jetë dy ditë më parë në një aksident tragjik. Ai është Haris Shala. Ishte kamionist dhe baba i një vajze të vogël, me banim në Pisa.
Mediat italiane raportojnë se familja Shala nuk kishin kaluar as një mijë ditë para se të binte një zi e re pasi Haris në tetor të vitit 2021 kishte humbur po në aksident rrugor, kushëririn e tij, Besmirin.
Përplasja ka ndodhur mes dy kamionëve që po udhëtonin të dyja në drejtim të Modenës.
Për shkak të shiut Shala nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. Pas përplasjes së fuqishme, shoferi shqiptar vdiq brenda kamionit, e cila u palos nga përplasja.
“Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm. Një person i integruar dhe i pëlqyer. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur” tha një shok i tij për mediat italiane.