Një tjetër tragjedi në det, mbytet varka me 77 emigrantë, të paktën 16 viktima dhe 28 të zhdukur

Bota 117 Views Add a Comment

16 emigrantë kanë vdekur dhe 28 të tjerë janë zhdukur pasi një varkë me 77 persona u përmbys në brigjet e Xhibutit, incidenti i dytë i tillë në dy javë, tha të martën agjencia e migracionit e Kombeve të Bashkuara.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha në një postim ne platformën e mediave sociale se mes pasagjerëve të varkës ishin dhe fëmijë.

Gjithashtu ajo tha se zyra e saj në Xhibuti po ndihmonte me përpjekjet e shpëtimit. Dy javë më parë, të paktën 38 njerëz, përfshirë fëmijë, vdiqën në një tjetër anijembytje në brigjet e Xhibutit.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com