Doli për të kërkuar bagëtinë, burri kthehet i vdekur në shtëpi

Aktualitet 204 Views Add a Comment

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:55 se në fshatin Prekallë të Istogut është gjendur i vdekur një person.

Sipas njoftimit të policisë viktima i gjinisë mashkull është gjetur afër shtëpisë së tij.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë”, thuhet në raport.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com