Vladimir Mukaj është 43-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e kaluar në Lezhë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
43-vjeçari po lëvizte me biçikletë kur u rrëzua anës rrugës në aksin Ishull-Lezhë dhe hasi përcjellësin e energjisë elektrike të një ndriçuesi pranë një biznesi.
Por ky përcjellës energjie ka qenë i zhveshur dhe 43-vjeçari ka humbur jetën direkt në venndgjarje.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa në lidhje me rastin nisen menjëherë hetimet.
Viktima banonte në fshatin Ishull dhe ishte baba i dy fëmijëve. Ai po kthehej nga puna kur u aksidentua dhe humbi jetën.
Rey