Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të një 58-vjeçari në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit.
“Pas kërkimeve intensive, polumbarët që asistuan shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, mundësuan gjetjen e trupit të shtetasit të identifikuar me inicialet Xh. D, për të cilin
familjarët kallëzuan rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, se dyshonin se ishte vetëmbytur në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit”, informoi sot policia.
Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.
Rey