Artan Hoxha zbulon detaje nga afera “CEZ-DIA”: Një ish i besuar i Metës që mbrohej nga RENEA, është kthyer në dëshmitar

Hetimet e SPAK ndaj tre çështjeve që kanë të bëjnë me Ilir Metës, kreun e PL, po vijojnë më shpërthime të Metës ndaj kreut të SPAK. Gazetari investigativ, Artan Hoxha tha dje në një media se ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar të akuzës ndaj Metës, pra nuk ka një emër të regjistruar për akuzë.

fustane me qera

Hoxha foli për hetimet për çështjen CEZ-DIA, për të cilat Meta ka sulmuar personazhe konkretë. Bëhet fjalë për juristin Rome Karaj dhe Elvis Mata, ky i fundit një person dikur i afërt i Metës, por sot mendohet se është dëshmitar i SPAK.

“SPAK-u ka intensifikuar veprimet, sepse ka edhe afate. Çështjet kanë ardhur drejt fundit. Nga 9 kallëzime, 6 janë refuzuar, 3 kanë mbetur në lojë.

Në dy është Kryemadhi dhe Meta për CEZ DIA. Zoti Meta e nisi sulmin me SPAK, kryesisht me çështjen CEZ-DIA dhe me persona konkretë. Identifikoi, Romeo Karaj, një juristi që ka qenë drejtor në momentin e fundit të kompanisë DIA, kompanisë së Kastriot Ismailaj, e cila mblidhte borxhet e CEZ.

Sulmi i Metës ndaj Romeo Kara dhe Elvis Matës, ish njeriu i afërt i tij, një nga drejtuesit e FRESH. Ky ka qenë njeri i afërt i Metës, drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA. Me profesion është ekonomist. Ka qenë drejtues i disa filialeve të bankave të nivelit të dytë.

Gjithë komunikimet e DIA, marrëveshjet, i ka patur Elvis Mata. Në momentin kur hetimet u intensifikuan, Elvis Mata u mor në mbrojtje nga RENEA.

U vu nën presion, pati akuzë ndaj bashkëshortes së tij dhe u largua jashtë vendin, por ai ka dhënë dy dëshmi, një ne Vienë dhe deklarime të tjera që janë vënë në dispozicion të SPAK. Ai u arratis nga Shqipëria. Di që tani ka komunikuar me SPAK.

Është njeri i lirë. Njeriu i tretë që akuzoi ishte bashkëshortja e Kastriot Ismailaj, që edhe ajo ka dhënë një dëshmi. Gjatë kësaj jave, SPAK ka vijuar të kryejë hetime, në lidhje me dokumentacionin, por ende nuk është drejtuar para një institucioni konkret për të marrë ndonjë masë sigurie.

Për sa kohë që prokurori nuk shënon një emër, ka afat sa të dojë. Deri në këtë moment, emri i zotit Meta nuk është i regjistruar, por mund të zgjatet, si në rastin Berisha. Jemi para faktit që SPAK i ka të treja këto çështje.

Zoti Meta ka sulmuar rëndë SPAK, por nuk shohim veprim konkret. SPAK nuk ka akuzë konkrete ndaj zotit Meta dhe po ashtu një akuzë konkrete ndaj zonjës Kryemadhi”, deklaroi Hoxha.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com