Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza për uniformat blu për arsye se po pengojnë këshilltarët bashkiakë të opozitës që të futen në zyrat e tyre.
Bardhi i bëri thirrje drejtuesve të policisë që të tërheqin forcat e rendit nga përplasja me qytetarët.
‘Policia nuk lejon këshilltarët bashkiak të futen në godinë në zyrat e tyre, dhunon qytetarët dhe kjo ka sjellë atë situatë që ju patë. Janë tërësisht në paligjshëmri, po mbrojnë paligjshmërinë, sillen në paligjshmëri.
Drejtorit të policisë i thash të tërhiqte forcat e rendit nga përplasja me qytetarët’, u shpreh Bardhi.
acdailynews