Publiku i Big Brother Vip Albania vendosi si lider të shtëpisë aktoren Egla Ceno, e cila pati një detyrë që të çoj në televotim dy prej banorëve të cilët do t’i përballë për të shkuar në finale.
Ai që ka më shumë vota shkon në finale, ndërsa tjetri do të jetë në nominim të vazhdueshëm deri sa publiku të vendosë ta mbajë ose jo në shtëpi.
Mes banorëve, ajo zgjodhi të çoj në tekevotim Romeon dhe Heidin.
Ledjoni i kërkoi Eglës që arsyen e televotimit mos ta tregojë tek banorët e tjerë.
Në momentin që moderatori tregoi emrat, Romeo shkoi në tualet ndërsa Heidi u bë “njësh” me divanin.
Nga ana tjetër Graciano i shkoi Eglës dhe i bërtiti në fytyrë duke i thënë: A je normal?
Rey