Jurgen Çela hedh 20 metra në ajër me fuoristradë 28-vjeçaren

168 Views

Në pamjet që shikoni në video, të siguruara ekskluzivisht për JOQ janë dërguar nga familjarë të vajzës. E reja ndodhet në reanimacion.

Ajo është përplasur nga mjeti tip fuoristradë që drejtohej nga Jurgen Çela orët e para të ditës së sotme. Drejtuesi i mjetit ka hedhur 20 metra në ajër 28-vjeçaren e cila po kthehej nga puna dhe udhëtonte me një motor të vogël.

Ai ia ka mbathur pas aksidentit dhe është vetëdorëzuar në polici 6 orë më pas. Ndihmën e shpejtë vajzës ia kanë dhënë disa djem që po ktheheshin nga kisha e Laçit me mjetin tip Audi i cili po ashtu u përplas nga fuoristrada e Çelës, rrëfen për JOQ nëna e vajzës.

Për fat të mirë të rinjtë nga Laçi nuk pësuan dëmtime fizike, por vetëm materiale në mjetin me të cilin udhëtonin.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com