Policia amerikane qëlloi për vdekje një adoleshent jashtë një shkolle të mesme në Wisconsin pas raporteve për dikë me armë.
Autoritetet thanë se një person i armatosur që nuk hyri kurrë në shkollë ishte “neutralizuar” jashtë ndërtesës së shkollës së mesme Mount Horeb.
Deri më tani, sulmuesi nuk është identifikuar, ndërsa policia thotë se i dyshuari ishte i mitur dhe mashkull. Policia nuk dha informacione nëse adoleshenti qëlloi mbi oficerët.
Të shtënat çuan në evakuimin e menjëhershëm të shkollës së mesme dhe katër shkollave të tjera në rrethin e malit Horeb, duke prekur 2,500 fëmijë.
Lexo edhe...
Rey