Ka humbur jetën 50-vjeçari i cili drejtonte biçikletën dhe u përplas nga një makinë tip “Benz” në Durrës.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 në lagjen 14/1.
Automjeti me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj.
“Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç”, njofton policia.
Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vëndi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Rey