Kush e vrau çiftin e të moshuarve në Dropull?

Në ditën e tretë ende nuk ka asnjë të arrestuar dhe asnjë motiv zyrtar për çiftin që u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Dropull.

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, çifti i bashkëshortëve që u gjetën mëngjesin e së enjtes të vdekur në banesën e tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit u përcollën dje për në banesën e fundit.

Kosta 84 vjeç dhe Kleoniqi 88 vjeçe kishin shenja të shumta dhune në trup që dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta. Ngjarja u zbulua falë një telefonate nga Greqia tek njëra prej fqinjët e çiftit.

Ka qenë mbesa e Kleoniqit që telefonoi e shqetësuar pasi nuk kishte mundur të lidhej në telefon.

Fqinja ka shkuar tek shtepia e çiftit në orën 6 të mëngjesit ku ka gjetur në fillim të pajetë Kostën të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje ne pjesën anësore të kokës.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com