Po drejtonte mjetin, makina bie në lumin Lana, humb jetën shoferi

Një drejtues mjeti ka humbur jetën pasi automjeti i tij ka përfunduar në lumin Lana.

“Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën.” thuhet në njoftimin e policisë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com