E padëgjuar më parë/ Shpërthen lavatriçja gjatë procesit të larjes, plagoset 69-vjeçari në Don Bosko

fustane me qera

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të shtunë në kryeqytet ku rreth orës 20:45 të mbrëmjes , në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2024, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com