Një vrasje makabër dhe e mistershme njëkohësisht, është zbardhur ditën e sotme nga policia. Bëhet fjalë për vrasjen e Kosta dhe Kleoniqi Ilia, çifti i të moshuarve që më 2 maj, u gjet i vdekur në shtëpi.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ka dalë sot në konferencë për shtyp ku konfirmoi se është arrestuar autori i dyshuar i këtij krimi. Ai është identifikuar si Thoma Mastora.
“Ata ishin goditur me sende të forta. Nga kontrolli në banesë u arrit që të gjendeshin dhe një vlerë prej 5 milionë lekësh të reja. 35 persona u shoqëruan, u kryen vlerësime dhe eksperimente hetimore.
U arrit të sqarohej dokumentimi i kësaj ngjarje dhe të identifikohej autori. Autori i këtij krimi Thoma Mastora, 65 vjeç, banues në këtë fshat, i dënuar më parë”, tha Çipa.
Autori ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e çiftit të të moshuarve, aty ku dyshohet se edhe ka pirë kafe me këto të fundit dhe më pas i vrarë me sende të forta.
Pista kryesore e vrasjes është se ai ka dashur ti marrë pronat dy të moshuarve.