Një trup tjetër i pajetë është gjetur para pak çastesh në lumin Buna, Shkodër.
Sipas informacioneve të deritanishme trupi i përket një prej fëmijëve që rezulton i zhdukur bashkë me nënën Alma Arrazi.
Kjo e fundit dyshohet se për shkak të dhunës e problemeve me bashkëshortin është vetëmbytur në lumë bashkë me tre fëmijët e saj.
Një ditë më parë në lumin Buna është gjetur trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare e cila sot është përcjellë për në banesën e fundit.
Ndërkohë që kërkimet kanë vijuar për gjetjen e nënës Alma dhe dy fëmijëve të saj 6 dhe 8-vjeç.
Rey