“Çrregullime ankthi dhe pagjumësi”/ Mjekët psikiatër shpjegojnë mjekimet që merrte Alma Arrazi

Mjekja psikiatre, Valentina Asabella, shpjegon se në recetën e bërë publike janë përshkruar dy antidepresivë dhe 1 anksiolitik.

fustane me qera

“Antidepresivi i parë Escitalopram që është shkruar me emrin tregtar Citoles. Ne e përdorim për çrregullimet e ankthit.

Është edhe Mitrazapina, e përshkruar me emrin tregtar në recetë Calixta, që ne e përdorim edhe për të trajtuar çrregullimet e ankthit, por të shoqëruara me pagjumësi rebele që është pagjumësi prej ditësh e padominuar nga terapia që ne përdorim për gjumin.

Në recetë është shkruar edhe Sedoxili që mjeku e ka përdorur në recetë si terapi mbështetëse. Të treja këto trajtojnë një çrregullim ankthi me pagjumësi rebele. Por duke qenë antidepresivë, me antidepresivë ne trajtojmë edhe trauma të ndryshme, pra çrregullime ankthi si rezultat i një traume apo shumë faktorëve që e shkaktojnë atë.

Nëse do ta kisha ndjekur rastin konkret, pra nëse do isha unë mjekja që do kisha dhënë recetën mund të flisja më gjatë për arsyet apo gjithçka i përket ngjarjes së rëndë.

Nëna është ajo mburoja e familjes dhe sidomos e fëmijëve dhe që asnjë nënë të shtyhet deri në vrasjen e fëmijëve është një akt i cili, më falni, por nuk gjej dot shpjegim”, thotë Asabella.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com