Vrasja e policit në Fier, Balla: Autori të dorëzohet, ta kapë policia një orë e më parë

Aktualitet 50 Views Add a Comment

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë një thirrje publike për autorin e vrasjes së Novruz Cenalias në Fier.

Ai i bën thirrje autorit të dorëzohet.

Një apel pati dhe për policinë e shtetit që të arrestojë 23-vjeçarin Asllan Mernica “një orë e më parë”.

“Nxis policinë dhe drejtuesit e saj që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit. E them shpesh që do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mrië në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngrsh dorën ndaj një punonjësi policie.

Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk dihen arsyet. Gjithsesi përgjegjësia e parë që bie mbi policinë është identifikimi menjëhershëm i autorëve.

U bëj thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilin rëndojnë akuza që të dorëzohet”.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com