Avokati në gjendje të rëndë, ‘kokat’ e policisë shkojnë tek ‘Trauma’

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro kanë mbërritur paraditen e sotme (31 Maj) në spitalin e Traumës për të vizituar Sokol Mëngjesin, i cili ndodhet i shtruar prej më shumë se 48 orësh.

Gjendja shëndetësore avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u dhunua rreth orës 08:30 të mëngjesit të 29 Majit në ish-Bllok, vijon të mbetet e rëndë.

Mësohet se gjendja e juristit, i cili ndodhet në intubim, nuk ka asnjë ndryshim.

Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht nga tre të rinj, sapo avokati kishte lënë djalin në kopsht.

Ai u godit me doreza hekuri në pjesën e kokës dhe në momentin që ka rënë në tokë, është goditur serish me mjete të forta dhe shkelma, duke i shkaktuar dëme të shumta në kokë, përfshi hematomat dhe frakturat.

Dyshohet se urdhëruesi i sulmit ndaj juristit është Dritan Nano, i cili është arrestuar, dhe mësohet se mes tyre ka pasur konflikt për një marrëveshje që kishin lidhur për një pronë.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com