Dhunoi xhaxhanë, 20-vjeçarit i gjenden në banesë fishekë dhe granata

Një ngjarje e rëndë është parandaluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Drita të Matit. 20-vjeçari Klajdisjan Kurti ka qenë duke dhunuar xhaxhain e tij 58-vjeçar, P.K.

fustane me qera

Menjëherë shërbimet e policisë mbërritën në vendngjarje rreth orës 8 të mbrëmjes dhe bënë të mundur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit i cili mund të kishte pasoja për jetën.

Menjëherë u arrestua 20-vjeçari, ndërsa më pas u ushtrua kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krehër arme.

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme,  u bë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Drita, Mat. Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.”, njofton policia.
Sakaq, materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë së Dibrës.

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com