I shpallur në kërkim për moskallëzim krimi, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Aktualitet 123 Views Add a Comment

Një 26-vjeçar ka përfunduar këtë të premte në prangat e policisë.

Mësohet se i riu u arrestua në Kakavijë, pasi ishte shpallur në kërkim për mos kallëzim krimi.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Shkodër, Policia Kufitare kapi shtetasin e shpallur në kërkim:

M. I., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm në një konflikt me armë zjarri, mes dy shtetasve, në vitin 2022, në fshatin Bardhaj, Shkodër, por nuk ka kallëzuar në Polici.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Shkodër.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com