Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Lihen në burg Dritan Nano dhe dhëndri i tij, Policia me akuzë për “vrasje në tentativë”, Prokuroria e zbut në “plagosje e rëndë me dashje”

Janë lënë në burg Dritan Nano dhe dhëndri i tij Dorian Alia, të akuzuar për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi.

Burime për Anila Hoxhën bëjnë me dije se Prokuroria ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga policia e Tiranës, lidhur me akuzën e ngritur ndaj autorëve që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi.

Prokuroria i çon ata me akuzën për “plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “goditje për shkak të detyrës”, ndërsa policia e regjistroi çështjen me akuzën “vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë të dy ata, Nano dhe Alia, kanë mohuar akuzat duke thënë se nuk ka qenë një sulm i planifikuar. Nano, i cili dyshohet se ka organizuar sulmin, ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni, ndërsa dhëndri i tij i ka qëndruar deklaratës së parë, duke thënë se e ka parë rastësisht dhe e ka qëlluar në moment.

Kujtojmë se vijojnë të jenë në kërkim tre autorët e tjerë, Drivald Alia, Romario Tabaku dhe Elton Kasaj, teksa policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për arrestimin e tyre.

Sakaq, Mëngjesi ndodhet në gjendje kritiken për jetën në spitalin e Traumës.


Acdailynews

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com