Vetëm disa ditë pasi u shpall fituese e edicionit të tretë të BBV, Egla Ceno ka bërë një veprim të papritur në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Aktorja ka hequr pothuajse të gjithë që ndjek në këtë rrejt social dhe ka mbajtur vetëm dy llogari.
Njëra është faqja e produksionit të Big Brother VIP Albania dhe tjetra një ‘fan-page’ i saj. Nuk dihet pse Egla vendosi që papritur të largojë të gjithë nga Instagrami.
Gjithashtu së fundmi Egla ka reaguar përmes një postimi në Instagram, për një tjetër temë të diskutuar nga jashtë gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP, se sa ndjekës ka në Instagram.
Ajo shkruan se nuk ka nevojë të ketë shumë ndjekës, sepse ata që i ka janë realë, ndërsa i quan “familje”.
“Unë nuk kam ndjekës, nuk kam fansa, as followers! Numrat e mi në Instagram janë familja ime #teamEgla”, shkruan ajo.
Kujtojmë se Donaldi u shpreh gjatë “Fan Club” se: Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram nuk ka. Bëhet fenomen një person që vetëm ofendon?
Acdailynews