Sara Hoxha, aktore në filmin e ri të “Top Channel Films” për tërmetin! Në rol bashkë me Poem, a do shkojë Ledri Vula në premierën e filmit? 

fustane me qera

Sara Hoxha, e ftuar në “Cherry on Top”, me Bora Zemanin, zbuloi se do të jetë aktore i një filmi të ri në “Top Channel Film”,  që do të vijë së shpejti.

Bashkë me të, pjesë e filmit do të jetë edhe vajza e saj dhe e Ledri Vulës, Poem. Filmi, tregon Sara, është i ndërtuar bazuar në një histori të vërtetë, për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri, që mori disa jetë.

“Një histori e bazuar në një ngjarje të vërtetë, ka të bëjë me tërmetin që ra vite më parë në Shqipëri. Është një film ndryshe nga “në kuadër të dashurisë”, më i vështirë dhe kushtet që ishin. Kemi xhiruar për tre ditë të tëra atje. Jam kurioze ta shoh veten se nuk e kam parë. Kam qenë në Kosovë kur ra tërmeti, familja ime ishte këtu. Ishte ankth, mund të futeshe në atë rol. Do jetë një film që shqiptarët do i prekë shumë”, tregon Sara.

Sara tregon se fillimisht nuk pranoi që Poem të ishte pjesë e filmit, por pas dëshirës së vajzës së saj, ajo e bëri pjesë të filmit.

“Refuzona në fillim, por kur i tregova Poit ajo tha ‘po do bëjmë film’, i lexova skenarin dhe filloi t’i bëjë gjërat. Ajo i mësoi gjërat dhe kur kemi shkuar në set ishte në gjendje të mirë. Nuk kam patur një moment më të madh krenarie se ç’pata aty”, tha ajo.

A e diskutove fillimisht me Ledrin për Poin që të jetë në film?

Sara: Po patjetër, çdo gjë mbi Poin e vendosim bashkë, por ai është vetë artist, nuk do ishte kundra një lëvizje artistike. Ne jemi shumë mirëkuptues dhe as unë as ai nuk do ndalonte dëshirën ta kemi Poin në projektet tona.

Do ta sjellë Ledrin në premierë Poi këtë herë?

Sara: Nuk e di ta shohim sa e fortë do jetë Poi, por jam e sigurt që filmin do e shohë

Po të parin e ka parë?

Sara: Jo nuk e ka parë


Acdailynews

Share This Article
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com