Avokati Sokol Mëngjesi mësohet se do të transportohet me një avion sanitar drejt Athinës.
Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është përmirësuar disi, pas gjashtë ditësh që qëndron në koma.
Skaneri që u bë sot tregon gjendje të stabilizuar. Ka nisur sot tentativa për ta zgjuar duke ulur medikamentet që e mbajnë në gjumë, por ky proces pritet të zgjasë.
Shefi i shërbimit te neurokirurgjisë Prof. Fatos Olldashi i kontaktuar nga gazetarja e Top Channel Alma Demiraj konfirmoi gjendjen shëndetësore të avokatit.
Avokati u godit pasi la djalin e tij në kopsht. Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit, ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi në pranga ka rënë vetëm një.
Dorian Aliaj u vetëdorëzua mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe ka folur para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.