Përndiqte një grua të moshuar vazhdimisht, 36-vjeçari bie në pranga

Aktualitet 189 Views Add a Comment

Arresohen katër persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 34-vjeçar është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një grua.

Ndërkohë një 36-vjeçar është arrestuar pasi ka përndjekur vazhdimisht një 58-vjeçare. 39-vjeçari D.S është arrestuar për dhunë fizike ndaj isht-të dashurës.

Me rastet do të merret Prokuroria Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, autorë të dyshuar për disa vepra penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

-Ndaluan shtetasin J. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase;

-Arrestuan shtetasin J. S., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se, në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur një 58-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin D. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Share This Article

Të Fundit

Të Preferuara

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com